Kjo është arsyeja tjetër që mjekët kosovarë tash po e lëshojnë Kosovën - Gazeta Express
string(70) "kjo-eshte-arsyeja-tjeter-qe-mjeket-kosovare-tash-po-e-leshojne-kosoven"

Gazeta Express

17/12/2019 8:23

Kjo është arsyeja tjetër që mjekët kosovarë tash po e lëshojnë Kosovën

Gazeta Express

17/12/2019 8:23

Mosrritja e pagave ashtu siç u ishte premtuar ka zhgënjyer punëtorët shëndetësorë në vend, të cilët edhe më shumë kanë shprehur interesim për të ikur nga vendi. Fluksi i ikjes së mjekëve thuhet se tashmë ka filluar të rritet

Pezullimi i Ligjit të Pagave nga ana e Gjykatës Kushtetuese ka shtyrë profesionistët shëndetësorë të interesohen edhe më shumë për ofertat për punë, që u vijnë nga jashtë. Punëtorët shëndetësorë, të cilët kanë pritur me padurim muajin dhjetor, kur ishte e paraparë që t’u dilnin pagat me rritje, tashmë kanë humbur shpresën se në Kosovë do të vlerësohet puna e tyre.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë për “Zërin” se fluksi i ikjes së punëtorëve shëndetësorë tashmë ka filluar të rritet, derisa numri i punëtorëve shëndetësorë që do ta lëshojnë vendin do të rritet edhe më shumë gjatë muajit janar. “Ne sot i kemi lajmëruar edhe ambasadat e huaja, sepse fluksi tashmë ka filluar.

Imagjinoni pas datës 1 janar sa ka për të qenë fluksi. Secili është shprehur që të kontribuojë në vendin e tij, por kur një grup individësh vendosin për fatin e punëtorëve shëndetësorë, për shkollimin shumëvjeçar të tyre ata tashmë e kanë humbur shpresën”, ka deklaruar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement