Kjo fundjavë do të jetë historike për sportin, në Kosovë do të mbahet Evropiani i Hapur i Xhudos - Gazeta Express
string(95) "kjo-fundjave-do-te-jete-historike-per-sportin-ne-kosove-do-te-mbahet-evropiani-i-hapur-i-xhudos"

Sporte tjera

Gazeta Express

14/12/2023 12:14

Kjo fundjavë do të jetë historike për sportin, në Kosovë do të mbahet Evropiani i Hapur i Xhudos

Sporte tjera

Gazeta Express

14/12/2023 12:14

Për herë të parë, në vendin tonë do të organizohet Kampionati i Hapur i Xhudos.

Ky kampionat do të nis edhe katër ditë dhe do të organizohet në Prishtinë.

Në lidhje me këtë, Federata Evropiane e Xhudos e ka cilësuar si një moment historik këtë eveniment, shkruan “Gazeta Express”.

“Tituj historik në Kosovë. Shumë atletë mund të kenë përfunduar sezonin 2023, por ngjarja përfundimtare e xhudos është Kampionati Evropian i Hapur dhe i pari me shpërblim të madh financiar për fituesit”, ka shkruar kjo federatë.

Në krahun tjetër, kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, i cili është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Unionit Evropian të Xhudos ka thënë se kjo premierë është e veçantë, e kanë pritur gjatë.

E për herë të parë, tifozët tanë kanë mundësinë të shohin dy kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, duke garuar në Kosovë.

Madje, të dyja janë në kategorinë -57 kg dhe për herë të parë në karrierë mund të përballen mes veti.  Në kategorinë -73 kg, garojnë Akil Gjakova e Dardan Cena.

Luftërat preliminare nisin në ora 10:30, ndërsa blloku final prej orës 17:00. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement