Klopp mohon Realin, por kritikon menaxhimin pas shkarkimit të Alonsos - Gazeta Express
string(68) "klopp-mohon-realin-por-kritikon-menaxhimin-pas-shkarkimit-te-alonsos"

Futboll

Gazeta Express

13/01/2026 17:43

Klopp mohon Realin, por kritikon menaxhimin pas shkarkimit të Alonsos

Futboll

Gazeta Express

13/01/2026 17:43

Real Madridi ka nisur një fazë të re pas shkarkimit të Xabi Alonsos, vendim që ka hapur menjëherë debat për pasuesin e tij në stolin madrilen.

Përkohësisht, drejtimin e skuadrës e ka marrë Alvaro Arbeloa, ndërsa emri i Jurgen Kloppit ka rikthyer sërish spekulimet për të ardhmen.

Klopp, i cili aktualisht mban një rol këshillues si Drejtor Global i Futbollit te Red Bull, ka mohuar çdo lidhje me Real Madridin, duke theksuar se ndihet i qetë në pozicionin aktual dhe nuk ka dëshirë të rikthehet në trajnim.

Megjithatë, ai shprehu keqardhje për largimin e Alonsos, duke vlerësuar talentin e tij dhe duke nënvizuar vështirësitë e mëdha që sjell marrja e drejtimit pas një trajneri legjendar si Carlo Ancelotti.

Sipas Kloppit, largimi i shpejtë i Alonsos tregon se jo gjithçka funksionon siç duhet në menaxhimin e Real Madridit, ndërsa e ardhmja e stolit mbetet e hapur për vendime të reja gjatë verës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement