Frenkie de Jong është rikthyer përsëri në një lojtar të rëndësishëm te Barcelona.
Pas një periudhe me ulje dhe ngritje, tashmë holandezi e ka rigjetur formën e tij nën udhëheqjen e Hansi Flickut.
Gjermani e konsideron atë si shumë të rëndësishëm në projektin e tij me skuadrën katalunase.
Performancat e tij në fushën e lojës nuk janë tejkaluar pa u vërejtur edhe nga gjigantët e futbollit anglez.
Liverpooli dhe Chelsea janë ndër më të interesuarit për shërbimet e tij.
Dy klubet janë në kërkim të një profili të mesfushorit si De Jongu, dhe besojnë se shifra që Barcelona kërkon – prej 65 deri 70 milionë euro – është e pranueshme për buxhetin e tyre.
Megjithatë, klubi blaugranas nuk dëshiron që të ndahet me një ndër yjet kryesore të skuadrës.
Barcelona së fundmi ka nisur bisedimet me kampin e De Jongut për një kontratë të re.
Klubi nga Katalonia e di se është shumë e vështirë ta mbajë atë në skuadër, duke marrë parasysh ofertat e majme që do po vijnë për të, por po ashtu e di se të kesh një lojtar si De Jong në këtë formë në skuadër, është një gjë luksoze./GazetaExpress/