“Klubet s’mund t’i nisin stërvitjet deri me 27 prill” - Gazeta Express
string(49) "klubet-smund-ti-nisin-stervitjet-deri-me-27-prill"

Gazeta Express

10/04/2020 16:42

“Klubet s’mund t’i nisin stërvitjet deri me 27 prill”

Gazeta Express

10/04/2020 16:42

Tashmë është konfirmuar, klubet s’do të dalin në stërvitje të paktën deri më 27 prill, apo edhe vikendin e 1 majit…

Për shkak të koronavirusit, ekipet nuk janë stërvitur tash e një muaj dhe futbollistët të paktën do të vazhdojnë të jenë në karantinë deri më 27 prill.

Lajmin e ka konfirmuar numri një i Komitetit Olimpik të Italisë, Giovanni Malago.

Ai ka treguar se së shpejti bllokimi i çdo gjëje në Itali do të shtyhet deri më 27 prill, po ashtu edhe dalja në stërvitje e klubeve.

Sipas tij, 27 prilli mund të jetë rinisja e ushtrimeve të klubeve nga Serie A, ndoshta edhe 1 maji, çka do të thotë se në fund të majit mund të rinis sezoni i mbetur në gjysmë për shkak të COVID-19. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement