Besiktasi ka dorëzuar një ofertë huazimi për portierin e Liverpoolit, Giorgi Mamardashvili, sipas një raporti të “Foot Mercato”.
Klubi nga Stambolli dëshiron të sjellë portierin gjeorgjian në Turqi para se të mbyllet afati i transferimeve dimërore.
Skuadra e Superligës turke ka dorëzuar një ofertë huazimi prej 2 milionë eurosh te kampionët e Premierligës për ish-portierin e Valencias.
Në propozimin e dërguar nuk përfshihet opsion blerjeje, por përfshihet mundësia për të zgjatur huazimin edhe pas përfundimit të sezonit.
Që nga nënshkrimi me Liverpoolin, Mamardashvili ka qenë portier i dytë në “Anfield”.
Alisson Becker mbetet portieri i parë në sytë e Arne Slot, dhe shumica e mundësive të portierit gjeorgjian kanë ardhur vetëm kur braziliani ka pasur lëndime./GazetaExpress/