Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë kategorizimin e sporteve për vitin e ri 2022.
Gjashtë federata kanë hyrë në kategorinë A. Bëhet fjalë për xhudon, volejbollin, karatenë, hendbollin, basketbollin dhe futbollin, shkruan Gazeta Express.
Xhudo është rekomanduar nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut për t’u vlerësuar me maksimumin e pikëve (100).
Në kategorinë B hyjnë nëntë federata, që përfshijnë boksin, mundjen, sportin shkollor, atletikën, skitarinë, pingpongun, notin, gjimnastikën dhe tenisin.
16 federata ndodhen në kategorinë C, ndërsa shtatë në kategorinë D.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...