string(86) "komadanti-i-kforit-ne-tirane-takime-me-zyrtare-shqiptare-flasin-per-sigurine-ne-kosove"

Komadanti i KFOR’it në Tiranë takime me zyrtarë shqiptarë, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

26/02/2025 20:47

Gjeneralmajor Enrico Barduani, komandanti i misionit KFOR të është takuar sot në Tiranë me Ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Pirro Vengu dhe Shefin e Mbrojtjes së Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji.

Gjatë takimit u diskutua për trendet e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve në Organizatat Ndërkombëtare dhe rolin e NATO-s.

Lexo Edhe:

“Gjeneralmajor Enrico Barduani nënvizoi përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij në OKB dhe për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.