Komandanti amerikan, Peter Hazler, është takuar me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin. Në njoftimin që ka bërë KFOR për këtë takim të kolonelit amerikan, thuhet se është biseduar për përkushtimin e Komandës Rajonale Lindore për të pasur një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, shkruan Express.
“Komandanti i Komandës Rajonale në Lindje të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kolonel i ushtrisë amerikane, Peter Helzer, u takua me kryetarin e komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi për të folur rreth përkushtimit të RC-E për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë“, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
The Commander of Regional Command East of the #NATO-led #KFOR mission, U.S.🇺🇸 Army Col. Peter Helzer, met with the Mayor of Leposavic, Mr. Lulzim Hetemi to speech about RC-E commitment to ensuring safe and secure environment for all people living in Kosovo. #UNITASOMNIAVINCIT pic.twitter.com/H7REKvwxQB
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) April 26, 2025