string(113) "komedianet-ruse-pretendojne-se-e-kane-futur-ne-kurth-kurtin-i-lajmerohen-ne-emer-te-presidentit-te-letonise-video"

Lajme

Gazeta Express

26/03/2025 15:09

Komedianët rusë pretendojnë se e kanë futur në kurth Kurtin, i lajmërohen në emër të Presidentit të Letonisë – Video

Lajme

Gazeta Express

26/03/2025 15:09

Dy komedianët e njohur rus, Vladrimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyraov, po pretendojnë se kanë futur në kurth edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke iu paraqitur në emër të presidentit të Letonisë, Edgar Rinkevics, shkruan Gazeta Express.

Në videon që kanë publikuar në llogarinë e tyre në “X”, biseda fillon me një urim për fitoren e Kurtit në zgjedhje, derisa kryeministri dëgjohet duke u ankuar për “luftë hibride” kundër Qeverisë, përmend dhe partitë opozitare dhe për oligarkët, duke e veçuar njërin që ka në pronësi një televizion.

Lexo Edhe:

Në këtë video, që pretendohet të jetë autentike, Kurti flet edhe për emisarin amerikan, Richard Grenell, duke thënë se Grenell e ka rrëzuar qeverinë e parë dhe se tashmë ai po bashkëpunon me opozitën.

Kurti në këtë bisedë, ku pretendohet se është mashtruar e ku mendon se po flet me presidentin letonez, përmend edhe një çmim nderi që i është dhënë Grenellit ga Serbia dhe thotë e s’është në rregull që ta marrësh një vlerësim të tillë nga një shtet autoritar si Serbia dhe të pretendosh se je neutral.

Gjithashtu Kurti përmend edhe emërimin e fundit të Grenell si drejtor në Kenedy Center dhe përmend faktin që Grenell është gej.

Kryeministri ndër të tjera tregon dhe shtetet prej të cilave Kosova është duke blerë armatim dhe që Kosova do të ndërtojë dhe fabrikën e prodhimit të armatimit.

“Po përgatitemi për NATO dhe që Serbia të mendojë dy herë përpara se të na sulmojë përsëri. Sepse na kanë sulmuar disa herë. Duhet të forcohemi”, dëgjohet te thotë Kurti.

Për sulmin në Ibër-Lepenc, thotë se prapa janë Serbia dhe Rusia.

Mes tjerash, flet për protestat në Serbi kundër Vuçiqit dhe kritikon perëndimorët, SHBA-në dhe BE-në, që s’janë duke i përkrahur mjaftueshëm ato.

Kurti thotë se plani për problemin me Serbinë është që Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe thotë se SHBA dhe BE s’po i bëjnë presion mjaftueshëm për një gjë të tillë.

Gazeta Express ka dërguar e-mail në adresë të zëdhënësit të Qeverisë, Perparim Kryeziu, për ta pyetur rreth asaj nëse kjo bisedë është autentike dhe nëse kryeministri Albin Kurti vërtetë ka zhvilluar një bisedë të tillë duke menduar se po flet me presidentin letonez, Edgar Rinkevics, por deri në momentin e publikimit të videos, s’ka kthyer përgjigje.

Vladrimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyraov që njihen edhe si Vovan dhe Lexus më herët u kanë bërë rrengje edhe politikanëve të tjerë nëpër shtete të ndryshme. Siç raporton “The Independent”, të dy kanë mashtruar kryeministrin irlandez, Leo Vardakar, politikanin britanik, Boris Johnson, atë amerikan, Bernie Sanders, ish-kryeministrin kanadez, Justin Turedau, e shumë emra të tjerë./GazetaExpress/