Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun, Kiara Tito, ka ndarë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka folur hapur për jetën personale dhe raportin me bashkëshortin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli.
Gjatë sesionit të pyetjeve dhe përgjigjeve, një prej ndjekësve e pyeti Kiarën se si ndihen ajo dhe Luizi përballë komenteve negative e shpifjeve që shpesh qarkullojnë në rrjetet sociale:
“Si ndjehesh kur bashkëshortit çfarë nuk i thonë për ty, fjalët më negative, e si ndihet ai?”, ishte pyetja e drejtuar moderatores.

Kiara, e njohur për stilin e saj të qetë dhe të matur, u përgjigj menjëherë duke theksuar se komentet e tilla nuk e prekin:
“Kur dikush flet keq për ty, zakonisht tregon më shumë për gjendjen e tij se për ty. S’më prek, disa thjesht kanë nevojë për ndihmë, jo përgjigje.”
Ajo shtoi gjithashtu se as bashkëshorti i saj, Luizi, nuk merret me këtë lloj negativiteti:
“Pastaj Luizin e keni parë besoj që nuk merret me llafe dhe as nuk i bëjnë përshtypje shpifjet dhe mallkimet e disa njerëzve që nuk kanë një jetë.”
Me këtë qëndrim, çifti duket se ka zgjedhur të mos lejojë që komentet negative të ndikojnë në marrëdhënien e tyre dhe në jetën e përditshme, duke përcjellë një mesazh qartësisht pozitiv për publikun: të jetosh mbi thashethemet dhe të fokusohesh te gjërat që kanë vërtet rëndësi. /GazetaExpress/










