string(88) "komisioni-evropian-be-ja-do-ta-perjetoje-recesionin-me-te-rende-qe-nga-depresioni-i-madh"

Komisioni Evropian: BE-ja do ta përjetojë recesionin më të rëndë që nga Depresioni i Madh

Gazeta Express

06/05/2020 11:20

Komisioni Evropian ka thënë se Evropa gjatë këtij viti do të përjetojë recesion të përmasave të pakrahasueshme që nga periudha e Depresionit të Madh dhe Britania e Madhe do të jetë në mesin e vendeve më të goditura.

Parashikimet ekonomike, të publikuara nga Komisioni Evropian të mërkurën, tregojnë se Mbretëria e Bashkuar do të pësojë rënie prej 8.3 për qind në prodhimin vendor deri në fund të vitit. Investimet në këtë shtet do të bien për 14 për qind, ndërsa papunësia do të dyfishohet, sipas këtyre parashikimeve.

Lexo Edhe:

Sa i përket GDP-së, me humbjen më të madhe ekonomike pritet të përballen Italia, Greqia, Spanja dhe Kroacia në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Komisioni Evropian tha se recesioni i muajve në vijim do të ketë përmasa historike. Ekonomia e BE-së parashikohet të tkurret për 7.5 për qind gjatë vitit 2020 dhe të rritet për rreth 6 për qind vitin e ardhshëm.

Validis Dombrovskis, komisioner për ekonomi, tha: “Përderisa rënia e menjëhershme do të jetë shumë më e ashpër për ekonominë globale sesa kriza financiare, thellësia e ndikimit do të varet nga evoluimi i pandemisë, aftësia jonë për ta rifilluar aktivitetin ekonomik në mënyrë të sigurt dhe të kthehemi në gjendjen e mëparshme. Ky është një shok simetrik. Të gjitha vendet e BE-së janë të prekura dhe të gjitha pritet të përballen me recesion këtë vit.”