Komiteti Olimpik i Kosovës prezanton ekipin olimpik për Milano Cortina 2026 - Gazeta Express
string(75) "komiteti-olimpik-i-kosoves-prezanton-ekipin-olimpik-per-milano-cortina-2026"

Sport

Gazeta Express

26/01/2026 7:50

Komiteti Olimpik i Kosovës prezanton ekipin olimpik për Milano Cortina 2026

Sport

Gazeta Express

26/01/2026 7:50

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të mbajë konferencë për media me rastin e prezantimit zyrtar të ekipit olimpik që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026.

Konferenca do të mbahet sot në zyrat e KOK-ut, duke filluar nga ora 11:00, ku pritet të shpalosen emrat e sportistëve, objektivat dhe përgatitjet për pjesëmarrjen në këtë ngjarje të madhe sportive.

Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 do të zhvillohen nga 6 deri më 22 shkurt 2026, në qytetet Milano dhe Cortina d’Ampezzo të Italisë, duke mbledhur atletë nga mbarë bota në disiplinat kryesore të sporteve dimërore.

Pjesëmarrja e Kosovës në këto lojëra përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm për sportin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement