Pas dy ditësh pushim, sot rikthehen ndeshjet spektakolare të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Në kuadër të fazës çerekfinale, sot do të zhvillohen dy super-ndeshje.
Dita e sotme nis me çerekfinalen mes Kroacisë dhe Brazilit nga ora 16:00.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Education City Stadium” në Katar.
Kompania e basteve, “bet365” ka publikuar tashmë kuotat për këtë ndeshje.
Brazili konsiderohet favorit absolut me kuotë 1.36, barazimi vlen 5.00, derisa fitorja e Kroacisë me 9.00.
Ndërkaq, nga ora 20:00, luhet kryendeshja e sotme mes Holandës dhe Argjentinës.
Sfida në fjalë luhet në “Lusail Iconic Stadium”.
Nga ana tjetër, Argjentina është favorite me 2.15, barazimi vlen 3.10, kurse fitorja e Holandës me 3.75.
Ndryshe, dy fituesit e këtyre dy ndeshjeve luajnë në fazën gjysmëfinale./Frontonline