Kompletohet ekipi okimpik i xhudos, Kuka: Caku, medalja olimpike - Gazeta Express
string(61) "kompletohet-ekipi-okimpik-i-xhudos-kuka-caku-medalja-olimpike"

Sporte tjera

Gazeta Express

25/06/2024 12:50

Kompletohet ekipi okimpik i xhudos, Kuka: Caku, medalja olimpike

Sporte tjera

Gazeta Express

25/06/2024 12:50

Sot zyrtarisht është konfirmuar mbyllja e kualifikimit për Lojërat Olimpike që mbahen muajin e ardhshëm.

Xhudoja e Kosovës do t’i ketë gjashtë atletë në Olimpiadë, të cilët e kanë arritur normën olimpik, shkruan Gazeta Express.

Akil Gjakova, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka janë xhudistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Paris.

E trajneri i tyre, Driton Kuka tha se caku do të jetë medalja olimpike.

“Për një ditë të mirë miq … Sot zyrtarisht konfirmohet mbyllja e Kualifikimit për Lojëra Olimpike! Lista e ekipit tonë! Punë e madhe e përkushtim tash shkojmë tutje! Caku medalja Olimpike. Do Zoti shpaguhet mundi dhe puna e këtij ekipi dhe mbarë federatës tonë me medalje Olimpike të radhes”, shkroi Kuka.