Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 13:55 të ditës së sotme në Kamëz.
Pas një konflikit të çastit, 25-vjeçari Mikel Xhetani mbeti i plagosur në këmbë. Mësohet se konflikti ka nisur për vendin e parkimit.
Xhetani është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për arrestimin e autorit.