string(44) "konjufca-ben-homazhe-ne-izbice-te-skenderajt"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 19:30

Konjufca bën homazhe në Izbicë të Skenderajt

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 19:30

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në kompleksin e varrezave në Izbicë të Skenderajt, në nderim të 147 shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe 26 vjet më parë.

Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë për media.

Lexo Edhe:

‘‘Masakra e Izbicës shënon një nga masakrat më të mëdha të kryera nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë, të cilat pas rrethimit të mijëra banorëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve të tjera përreth, veçuan 147 shqiptarë të pafajshëm, burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan mizorisht’’, thuhet në njoftim.