Konjufca për tri kushtet e Kurtit: Shumë të arsyeshme, duhet të sqarohen që dialogu të ketë sukses - Gazeta Express
string(96) "konjufca-per-tri-kushtet-e-kurtit-shume-te-arsyeshme-duhet-te-sqarohen-qe-dialogu-te-kete-sukses"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2024 13:42

Konjufca për tri kushtet e Kurtit: Shumë të arsyeshme, duhet të sqarohen që dialogu të ketë sukses

Lajme

Gazeta Express

01/07/2024 13:42

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në konferencën e sotme është pyetur për tri kushtet që Kurti paraqiti në takimin e fundit në Bruksel, të cilat nuk i pranoi Vuçiqi.

Konjufca tha se si institucione qëndrojnë të unifikuar për këto kushte.

Lexo Edhe:

“Sa i përket tri kushteve që kryeministri Kurti i vendosi në dialogun e Brukselit, në si institucione mendoj se qëndrojmë të unifikuara sa i përket këtyre tri kushteve”, tha ai.

Ai foli për secilin vec e vec.

“E para le të flasim për atë që po quhet si mos nënshkrimi nga ana e Serbisë i marrëveshjes, pikërisht për shkak të kësaj Serbia e ka marr pozicionin që nuk zbaton në klauzolat e kësaj marrëveshje, të cilën ne e kemi arritur në dialogun e Brukselit. Për Kosovën ajo marrëveshje ishte mjaft e favorshme, sepse i shënon disa arritje që Kosova nuk i ka pasur kurrë historikisht, si njohjen e të gjitha dokumenteve edhe pastaj edhe anëtarësimin në çdo organizatë ndërkombëtare pa pengesë nga ana e Serbisë dhe po ashtu një pakt të mossulmimit ushtarak mes njëra tjetrës si shtete. Serbia nuk e ka nënshkruar këtë marrëveshje dhe mbi bazën e mosnënshkrimit s’po e zbaton. Pra zoti Kurti e ka vendosur të sqarohet nënshkrimi”.

Për Radojçiqin tha se ka mbrojtje shtetërore nga Beogradi.

“E dyta çështja e kryekriminelit Radoiçiq, e ka pranuar sulmin terrorist të Banjskës, dje e ka marr mbi vete si organizator, natyrisht ka pasë edhe dhjetëra terroristë, dhe ndodhet i lirë në Serbi, dhe vepra e tij nga ana e Serbisë po trajtohet gati më e lehtë se me pasë qenë ndonjë shkelje trafiku. Ky është statusi me të cilën po përballet Radoiçiq, është plotësisht i lirë në Serbi dhe ka mbrojtje shtetërore nga Beogradi.”

“Edhe e treta ishte që letra e zonjës Bërnabiq ia ka dërguar institucioneve evropiane duke e zhvlerësuar marrëveshjen që është arritur në Bruksel. Nëse e lexoni me vëmendje ajo thtoë se klauzolat e marrëveshjes së Brukselit do t’i zgjedhin sipas qejfit që e ka Serbia për vlerësimin e secilës klauzolë”

Ai tha se kjo “e ka fundosë, ia ka dhënë një goditje të fortë marrëveshjes së Brukselit”.

“Këto kushte janë shumë të arsyeshme që z. Kurti i ka vendosur. Këto duhet të sqarohen për me mujt dialogu me pasë sukses””, tha ai. /GazetaExpress/