Konjufca: Qindra njerëz në Serbi po ushtrojnë dhe po përgatiten për një sulm në Kosovë - Gazeta Express
string(85) "konjufca-qindra-njerez-ne-serbi-po-ushtrojne-dhe-po-pergatiten-per-nje-sulm-ne-kosove"

Konjufca: Qindra njerëz në Serbi po ushtrojnë dhe po përgatiten për një sulm në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

01/07/2024 13:29

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një konferencë për media me homologen e tij sllovene, ka folur për “veprimet destabilizuese të Serbisë”.

Derisa foli për tri kushtet e Kurtit, Konjufca tha se kanë informata se një grup po përgatiten për ndonjë sulm eventual.

Lexo Edhe:

“Dhe derisa ne po flasim këtu, instituicionet tona kanë  informacione të sakta se një grup prej qindra personash sërish po e bëjnë të njëjtën gjë në Serbi, po ushtrojnë po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë”, tha ai.

Ai tha se institucionet e sigurisë janë në “vigjilencën më të lartë për çdo sulm ose provokim nga ana e Serbisë”. /GazetaExpress/