Konkurrentja e parë e “Përputhen 40”? Flet zonja e spotit për momentin kur e pa burri në TV - Gazeta Express
string(88) "konkurrentja-e-pare-e-perputhen-40-flet-zonja-e-spotit-per-momentin-kur-e-pa-burri-ne-tv"

Rozë

Gazeta Express

09/02/2021 22:11

Konkurrentja e parë e “Përputhen 40”? Flet zonja e spotit për momentin kur e pa burri në TV

Rozë

Gazeta Express

09/02/2021 22:11

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për nisjen e “Përputhen + 40”, formati i ri që do të fillojë transmetimin shumë shpejt në ekranin e Top Channel.

Moderatorja Bora Zemani nuk zbuloi shumë detaje, por pohoi se ka shumë aplikantë që kanë marrë pjesë në audicione, duke premtuar një super program.

Pjesë e diskutimit ishte edhe Meri, zonja protagoniste e spotit të “Përputhen +40”.

Ajo sqaroi se nuk do të jetë konkurrente, por thjesht është zgjedhur për të realizuar klipin.

Meri nuk ngurroi të tregonte se është e martuar dhe se burri i saj e kishte pritur shumë mirë pjesëmarrjen e saj në klip.

“Burrit i pëlqeu shumë, por më tha ‘sikur të të kishte kapur pak më nga larg kamera’ se donte të dilja mirë”, tha zonja Meri, deklaratë që shkaktoi të qeshura në studio.

Advertisement
Advertisement
Advertisement