Përditësimet e fundit bëjnë të ditur se situata kontraktuale e Curtis Jones te Liverpooli po bllokon aktualisht një marrëveshje mes Interit dhe Nottingham Forest për reprezentuesin italian Davide Frattesi.
Sipas raportimeve, Nottingham Forest ka arritur marrëveshje me Interin për një huazim me opsion blerjeje prej rreth 40 milionë eurosh, por “Nerazzurrët” nuk janë të gatshëm ta lënë Frattesin të largohet pa gjetur më parë një zëvendësues.
Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar se Curtis Jones është profili i zgjedhur nga Interi.
Flitet për një huazim me opsion blerjeje rreth 40 milionë eurosh për mesfushorin 25-vjeçar.
Megjithatë, Liverpooli dëshiron ta mbajë Jones dhe nuk ka hapur ende derën për largimin e tij në janar.
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzios, klubi anglez kërkon fillimisht rinovimin e kontratës së lojtarit, pasi ai do të hyjë në 12 muajt e fundit të kontratës në verë.
Nëse Jones nuk rinovon kontratën me Liverpoolin para mbylljes së afatit të janarit, atëherë ai nuk do të lejohet të transferohet te Interi dhe, si pasojë, edhe Frattesi nuk do të kalojë te Nottingham Forest./GazetaExpress/