Kontratë e re për Wijnaldumin - Gazeta Express
string(29) "kontrate-e-re-per-wijnaldumin"

Gazeta Express

16/03/2020 15:20

Kontratë e re për Wijnaldumin

Gazeta Express

16/03/2020 15:20

Liverpooli po planifikon ta shpërblejë mesfushorin kualitativ për kontributin e tij të dhënë tek “Reds” në sezonet e fundit

Liverpooli po planifikon ta shpërblejë Georginio Wijnaldumin, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori holandez ka luajtur rol të rëndësishëm në sukseset e “Reds” në dy sezonet e fundit.

Prandaj, kampioni evropian dhe botëror e ka përgatitur një kontratë të re për futbollistin, shkruan mediumi britanik “Daily Star”.

Të Kuqtë i kanë avancuar bisedimet me përfaqësuesin holandez, i cili pritet të mbetet në “Anfield Road” deri në vitin 2023.

29 vjeçari i ka zhvilluar 38 ndeshje këtë sezon në të gjitha kompeticionet deri tash me Liverpoolin. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement