string(66) "korce-kanosi-bashkeshorten-me-thike-perfundon-ne-pranga-64-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

25/04/2025 10:10

Korçë/ Kanosi bashkëshorten me thikë, përfundon në pranga 64-vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

25/04/2025 10:10

Një ngjarje e rëndë në familje është parandaluar në kohë nga shërbimet e Policisë së Korçës, të cilat kanë reaguar me shpejtësi pas një njoftimi për një rast të dhunës në familje në lagjen nr. 11 të qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, një 64-vjeçar me inicialet A. L., banues në Korçë, është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se ka kanosur disa herë bashkëshorten e tij me thikë, për motive të dobëta. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar një ngjarje të mundshme me pasoja të rënda.

Lexo Edhe:

Gjatë kontrollit, efektivët e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës që dyshohet se është përdorur për kanosjen.

Materialet në lidhje me këtë rast i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore ndaj të arrestuarit, i cili do të përballet me akuzën për kanosje në familje.