Koreja e Veriut lëshon raketa të paidentifikuara - Gazeta Express
string(48) "koreja-e-veriut-leshon-raketa-te-paidentifikuara"

Gazeta Express

28/11/2019 20:55

Koreja e Veriut lëshon raketa të paidentifikuara

Gazeta Express

28/11/2019 20:55

Koreja e Veriut lëshoi sot dy raketa të paidentifikuar, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut.

Shefat e përbashkët të stafit nuk dhanë asnjë detaj në lidhje me llojin e raketave që ishin lëshuar, nga ishin nisur apo nga ku kishin zbritur.

Mes tensioneve me SHBA-në dhe Korenë e Jugut, Pheniani muajt e fundit ka kryer disa testime armësh, duke përfshirë gjuajtjen e raketave balistike pavarësisht ndalimit nga  OKB-ja.

Në fillim të këtij muaji, Koreja e Veriut deklaroi se nuk do të marrë pjesë në bisedimet për denuklearizim me SHBA-në dhe Korenë e Jugut, nëse ato nuk ndalojnë stërvitjet ushtarake të përbashkëta.

Advertisement
Advertisement
Advertisement