Koronavirusi: Berlusconi i dhuron 10 milionë euro për krijimin e njësive të kujdesit intensiv - Gazeta Express
string(92) "koronavirusi-berlusconi-i-dhuron-10-milione-euro-per-krijimin-e-njesive-te-kujdesit-intensiv"

Gazeta Express

17/03/2020 18:19

Koronavirusi: Berlusconi i dhuron 10 milionë euro për krijimin e njësive të kujdesit intensiv

Gazeta Express

17/03/2020 18:19

Ish-presidenti i Milanit dhe ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ia ka dhuruar 10 milionë euro rajonit të Lombardisë për krijimin e 400 njësive të përkohshme të kujdesit intensiv, pas pandemisë së koronavirusit.

Lombardia është rajoni më i goditur nga koronavirusi në Itali dhe Evropë, pasi e përbën epiqendrën e kësaj sëmundjeje ngjitëse jashtë Kinës, transmeton Gazeta Express.

Mbi 2.100 njerëz kanë vdekur në Itali si pasojë e koronavirusit, ndërsa 1.851 të tjerë janë në kujdes intensiv.

Nga 2.158 të vdekurit në Itali nga koronavirusi, 1.420 prej tyre ishin në Lombardi.

Ky rajon ka mungesë të shtretërve për trajtimin e të gjithë të prekurve nga virusi, prandaj Berlusconi ka vendosur të ofrojë një ndihmë kaq të madhe.

Ai i dhuroi 10 milionë euro për të ndihmuar në krijimin e njësive të reja dhe përkohshme të kujdesit intensiv në Fiera di Milano./Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement