Koronavirusi edhe në La Liga, Alaves me dy të prekur - Gazeta Express
string(51) "koronavirusi-edhe-ne-la-liga-alaves-me-dy-te-prekur"

Gazeta Express

14/03/2020 15:53

Koronavirusi edhe në La Liga, Alaves me dy të prekur

Gazeta Express

14/03/2020 15:53

Koronavirusi prek edhe La Ligan.

Vetëm dy ditë pasi liga spanjolle e futbollit ndali kampionatin deri në datën 3 prill, dy pjesëtarë të Deportivo Alaves kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

Në një njoftim zyrtar, klubi i La Liga thekson se dy personat nuk kanë shfaqur simptoma të koronavirusit, por analizat mjekësore vërtetuan se të dy ishin infektuar me koronavirus.

Për hir të etikës, Deportivo Alaves refuzon të publikojë emrat e dy pjesëtarëve të klubit.

Ndërkohë, e gjithë skuadra dhe klubi do t’i nënshtrohet testeve anti-koronavirus dhe stërvitja është ndërprerë deri në një udhëzim të dytë.

Koronavirusi është duke u përhapur me shpejtësi nëpër botë.

Pas Italisë, vendi më i prekur në Evropë momentalisht është Spanja.

Deri më tani mediat spanjolle raportojnë për 5.700 raste pozitive dhe më shumë se 140 të vdekur nga virusi, CONVID-19. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement