string(114) "kos-zgjerimi-i-be-se-imperativ-perballe-pushtimit-te-ukraines-ndryshimit-te-shba-se-e-ndikimit-te-kines-ne-ballkan"

Kos: Zgjerimi i BE-së imperativ përballë pushtimit të Ukrainës, ndryshimit të SHBA-së e ndikimit të Kinës në Ballkan

Lajme

Gazeta Express

12/04/2025 14:53

Zgjerimi është një “imperativ gjeopolitik për Bashkimin Europian [BE]”, ka thënë për gazetën franceze “Le Monde” Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, e cila është  përgjegjëse për procesin e pranimit të dhjetë vendeve që aplikojnë për hyrje në BE.

Midis pushtimit rus të Ukrainës, ndryshimit të qëndrimit të Shteteve të Bashkuara ndaj Kontinentit të Vjetër dhe ambicieve të Kinës në Ballkan, “ne duhet të ecim përpara pa humbur asnjë kandidat, sepse kjo mund të na dobësojë,” shton ajo.

Lexo Edhe:

 “Për herë të parë, ne po përballemi me forca që duan të na shohin të dështojmë ose që po kryejnë sulme hibride kundër kandidatëve të caktuar si Moldavia. Ne duhet të ruajmë aftësinë tonë për të vepruar dhe për të garantuar sigurinë tonë”, tha Kos, transmeton Gazeta Express.

Në vitin 1979, kujton ajo, Simone Veil, asokohe presidentja e re e Parlamentit Europian, konsideronte se shtetet europiane “janë përballur me tre sfida të mëdha: atë të paqes, atë të lirisë dhe atë të mirëqenies”.

“Dhe duket,” shtoi ajo, “se vetëm dimensioni europian është i aftë të përballen me këto sfida.

“Ndërsa, që nga vitet 1990, çështja e mirëqenies dhe prosperitetit ka mbështetur valët e ndryshme të zgjerimit të BE-së, “që nga viti 2022 dhe pushtimi i Ukrainës, është çështja e sigurisë, si rrjedhim edhe një herë prioritet për paqen”, tha ajo.