Kosova do t’i nisë përgatitjet të mërkurën, trajneri Hadar kërkon fitore ndaj Zvicrës e Danimarkës - Gazeta Express
string(96) "kosova-do-ti-nise-pergatitjet-te-merkuren-trajneri-hadar-kerkon-fitore-ndaj-zvicres-e-danimarkes"

Basketboll

Gazeta Express

17/07/2023 14:31

Kosova do t’i nisë përgatitjet të mërkurën, trajneri Hadar kërkon fitore ndaj Zvicrës e Danimarkës

Basketboll

Gazeta Express

17/07/2023 14:31

Më 19 korrik, Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll i nis garat për parakualifikueset e Eurobasketit 2025.

Dardanët i presin katër ndeshje gjatë korrikut e gushtit, derisa të mërkurën mbrëma do të përballen ndaj Zvicrës, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

E përpara kësaj përballjeje, përzgjedhësi i ri i Kosovës, Rami Hadar foli rreth synimeve, shkruan “Gazeta Express”.

“Ne kemi bërë shumë punë gjatë dy javëve të fundit, nuk mund të ankohem për punën e lojtarëve, ata kanë bërë gjithçka mirë, duhet të fitojmë ndeshje në këto parakualifikime, ky është synimi i parë. Meqë jam këtu për tri vjet, jemi duke e përdorur këtë kampanjë për të instaluar filozofinë time të lojës, që do të na shërbejë në vitet në vijim”.

Mbështetja e Dardanëve është vendimtare, e këtë e theksoi edhe vet trajneri izraelit, i cili kërkoi mbështetjen e tyre.

“Kemi bërë shumë progres të mirë në dy javët e fundit, por s’kemi mbaruar ende, ndeshje kudër Shqipërisë, na shfaqi disa mangësi, që duhet t’i eliminojmë. Me mbështetjen e tifozëve, shpresoj se mund të bëjmë diçka gjatë kësaj kampanje”.

Pas Zvicrës, Kosova i luan dy takimet e ardhshme si mysafirë.

Fillimisht, më 26 korrik, tanët luajnë ndaj Danimarkës, e më pas tre ditë më vonë ndaj Zvicrës.

Këtë cikël parakualifikues, Dardanët e mbyllin në shtëpi ndaj Danimarkës më 5 gusht.

Kosova me Zvicrën nuk është përballur asnjëherë, derisa me Danimarkën po, ka një fitore e një humbje. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement