Kosova e nis me fitore Botërorin e karatesë në të dyja konkurrencat - Gazeta Express
string(67) "kosova-e-nis-me-fitore-boterorin-e-karatese-ne-te-dyja-konkurrencat"

Sporte tjera

Gazeta Express

26/10/2023 14:56

Kosova e nis me fitore Botërorin e karatesë në të dyja konkurrencat

Sporte tjera

Gazeta Express

26/10/2023 14:56

Kosova e ka nisur me fitore eksperiencën në Kampionatin Botëror të karatesë për seniorë në të dyja konkurrencat.

Meshkujt e mposhtën nënkampionen evropiane, Belgjika, duke e regjistruar një rezultat të mahnitshëm në Budapest të Hungarisë, shkruan “Gazeta Express”.

Kosova fitoi me rezultat 3:1 në një përballje mjaft të vështirë, ndërsa garuesit e saj e treguan një përkushtim të madh për të arritur rezultate pozitive në këtë garë prestigjioze.

Kosovën në Botëror po e përfaqësojnë karateistët, Elhami Shabani, Mirlind Rexhepi, Benjamin Shabani, Endrit Beka, Jakup Ajdari, Shpresim Shabani dhe Albinot Selmani.

Nesër, Kombëtarja e Kosovës do të takohet me Jordaninë, një tjetër ekip mjaft i fortë.

Ndërkohë, sot fitores iu gëzua edhe ekipi i femrave të Kosovës në Botëror, i cili e mundi Anglinë me rezultat të pastër, 2:0.

Nesër, karateistet e Kosovës do të përballen me Japoninë.

Në këtë garë, vendin tonë po e përfaqësojnë karateistet: Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Albulena Gervalla dhe Hatigje Zejnullahu. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement