Kosova e prezantoi selektorin e ri, Rami Hadar - Gazeta Express
string(45) "kosova-e-prezantoi-selektorin-e-ri-rami-hadar"

Basketboll

Gazeta Express

22/05/2023 14:50

Kosova e prezantoi selektorin e ri, Rami Hadar

Basketboll

Gazeta Express

22/05/2023 14:50

Rami Hadar është selektor i ri i Kombëtares së Kosovës në basketboll.

Federata e Basketbollit e ka prezantuar sot përzgjedhësin e ri përmes një konferencë për shtyp të mbajtur në Prishtinë.

Trajneri izraelit ka nënshkruar kontratë me FBK-në deri në vitin 2026, shkruan “Gazeta Express”.

Hadar së fundmi e fitoi titullin e kampionit të Kosovës me Pejën, të cilën do të vazhdojë ta drejtojë edhe në edicionin e ardhshëm.

Ai premtoi se do ta japë më të mirën nga vetja për të pasur sukses me ekipin kombëtar të Kosovës.

Ndërsa, “Dardanët” do t’i drejtojë në rrugëtimin e tyre në fazën parakualifikuese të Eurobasket 2025, ku në grup do të jenë me Zvicrën dhe me Danimarkën. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement