Kosova kalon tutje pa lojë, Serbia nuk paraqitet - Gazeta Express
string(47) "kosova-kalon-tutje-pa-loje-serbia-nuk-paraqitet"

Sporte tjera

Gazeta Express

21/01/2024 15:37

Kosova kalon tutje pa lojë, Serbia nuk paraqitet

Sporte tjera

Gazeta Express

21/01/2024 15:37

Kosova U18 e ka fituar ndeshjen në tavolinë ndaj Serbisë U18, pasi kundërshtari nuk u paraqit, në ndeshjen e vlefshme për plasman në pozitën e 5-të në CEV U18 kualifikimet për EuroVolley.

Arsyeja zyrtare e ekipit serb, ka qenë se “9 lojtarë të formacionit të Serbisë kanë qenë me temperaturë, duke u pamundësuar daljen në teren”. 

Duke e pasë parasysh çasjen refuzuese të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës, FVK e konsideron të paqëndrueshëm arsyetimin e dhënë nga Federata Serbe e Volejbollit dhe do të kërkojë nga CEV, që Serbia të sanksionohet për këtë veprim.

Kështu, Kosova U18 kalon në fazën e mëtutjeshme të CEV U18 EuroVolley.

Advertisement
Advertisement
Advertisement