Kosova me dy medalje të reja në xhudo - Gazeta Express
string(37) "kosova-me-dy-medalje-te-reja-ne-xhudo"

Sport

Gazeta Express

22/06/2024 12:44

Kosova me dy medalje të reja në xhudo

Sport

Gazeta Express

22/06/2024 12:44

Kosova është stolisur edhe me dy medalje të reja në xhudo, gjatë paraqitjes në Lima Pan Amerikan Open, Peru.

Nora Gjakova (-57 kg) është stolisur me medalje të artë, kurse Dëbora Gjakova (-63 kg) është stolisur me medalje të argjendtë në Lima Pan Amerikan Open, Peru.

Lexo Edhe:

Nora në ndeshjen e parë mposhti me Ippon, amerikanen Toni Pepia, shkruan “Gazeta Express”.

Gjakova në ndeshjen finale mposhti me dy Wazaari për Ippon, peruanen Marian Flores dhe u rendit e para në këtë garë.

Një test i mirë për Kampionën tonë Olimpike pas lëndimit të saj dhe para Lojërave Olimpike Paris 2024.

Në Pan Amerikan Open u ndesh edhe garuesja Dëbora Gjakova (-63 kg), ku në finale përkundër ndeshjes së mirë ajo humbi me Wazaari nga garuesja kolumbiane Cindy Mera./GazetaExpress/