Kosova me tetë garues synon medalje në Grand Slamin e Parisit - Gazeta Express
string(61) "kosova-me-tete-garues-synon-medalje-ne-grand-slamin-e-parisit"

Sporte tjera

Gazeta Express

01/02/2024 17:47

Kosova me tetë garues synon medalje në Grand Slamin e Parisit

Sporte tjera

Gazeta Express

01/02/2024 17:47

Kosova do të paraqitet me tetë garues në Grand Slamin e Parisit.

Në njërën prej garave më prestigjioze të vitit në xhudo do të marrin pjesë garues nga 5 kontinente, nga plot 110 shtete, respektivisht 661 garues, nga të cilët 384 meshkuj dhe 277 femra, shkruan “Gazeta Express”.

Në Grand Slamin e Parisit, i cili do të mbahet nga 2 deri më 4 shkurt do të marrin pjesë garuesit Distria Krasniqi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Loriana Kuka (-78 kg), Akil Gjakova (-73 kg), Dardan Cena (-73 kg) e Shpati Zekaj (-100 kg).

Distria, Nora dhe Flaka ndeshën të premten, Laura, Akili e Dardani të shtunën, kurse Loriana dhe Shpati ndeshen të dielën.

Garuesit do të jenë nën udhëheqjen e trajnerit e selektorit të ekipit kosovar, Driton Kuka dhe trajneres Majlinda Kelmendi.

Meçet do të nisin në orën 09:00. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement