Kombëtarja U-18 e Kosovës në beach vollej, konkurrenca e femrave, ka vazhduar me suksese në Kampionatin Evropian U-18, që po mbahet në Izmir të Turqisë.
Vashat tona Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari sot mposhtën Turqinë U-18, 2:0 në sete (21:13 dhe 21:15).
Me këtë fitore, ato hynë në mesin e 16 kombëtareve më të mira në Evropë, sukses ky më i madhi ndonjëherë në beach volleyn tonë.
Iu urojmë fat dhe suksese edhe në ndeshjen tjetër që luhet sot ndaj Zvicrës.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...