Kryeministri Edi Rama ka reguar sot lidhur me konferencën e djeshme me ministret, ku në hartën e paraqitur shihej Kosova si pjesë e Serbisë.
Në një reagim në Twitter, Rama shprehet se sipas tij kombin shqiptar nuk e gjeti asgjë e keqe se në 1 minutë u shfaq një hartë ku Kosova ishte territor i serbisë.
Kryeministri edhe pse e ka pranuar mungesën e hartës së Kosovës është justifikuar me faktin që “Spanja ashtu e ka hartën e rajonit”.
“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova! Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte! Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh!“, shkroi Rama./Gazeta Express