Kosova nisi përgatitjet për ndeshjen e dytë me Poloninë - Gazeta Express
string(55) "kosova-nisi-pergatitjet-per-ndeshjen-e-dyte-me-polonine"

Sport

Gazeta Express

08/04/2023 21:09

Kosova nisi përgatitjet për ndeshjen e dytë me Poloninë

Sport

Gazeta Express

08/04/2023 21:09

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e dytë me Poloninë.

Paradite, të shtunën, Kombëtarja kishte seancë në sallë fitnesi, ndërsa pasdite u zhvillua stërvitje e rregullt nën urdhërat e selektorit Agron Shabani.

Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa përkushtimi i vajzave është maksimal. Janë analizuar lëshimet, por edhe gjërat pozitive nga ndeshja në Poloni dhe do të nxirren mësimet e duhura, ka bërë të ditur Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK).

Ndeshja Kosovë – Poloni zhvillohet të mërkurën nga ora 20.15 në Prishtinë.

Përballja i takon fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2023. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement