Kosova parakalon në Lojërat Olimpike, udhëhiqen nga Majlinda dhe Akili - Gazeta Express
string(69) "kosova-parakalon-ne-lojerat-olimpike-udhehiqen-nga-majlinda-dhe-akili"

Sporte tjera

Gazeta Express

23/07/2021 14:29

Kosova parakalon në Lojërat Olimpike, udhëhiqen nga Majlinda dhe Akili

Sporte tjera

Gazeta Express

23/07/2021 14:29

Kosova vazhdon të shkruajë historinë.

Vendi jonë për herë të dytë në histori ka parakaluar në Lojërat Olimpike me flamur e simbole shtetërore.

Të prirë nga Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova, sportistët nga Kosova që do të përfaqësojnë vendin tonë në këto Lojëra Olimpike , parakaluan në stadiumin Olimpik të Tokios.

Ky është absolutisht momenti më i veçantë për sportin e Kosovës, që vit pas viti fuqishëm sportistët po e përfaqësojnë më së miri vendin tonë.

Kujtojmë se Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se xhudistja, Distria Krasniqi, nuk do të marrë pjesë në ceremoni, për shkak të garës që e pret nesër.

Po ashtu nuk do të marrin pjesë as mundësi Egzon Shala dhe atleti Musa Hajdari, të cilët arrijnë më vonë në Tokio, shkaku i orarit të mëvonshëm të garave.

Kosova parakaloi si shteti i 67-të, me tetë sportistë dhe gjashtë trajnerë e zyrtarë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement