Kosova pëson humbje ndaj Turqisë - Gazeta Express
string(32) "kosova-peson-humbje-ndaj-turqise"

Sport

Gazeta Express

24/06/2023 15:53

Kosova pëson humbje ndaj Turqisë

Sport

Gazeta Express

24/06/2023 15:53

Kombëtarja e Kosovës në Beach Volley, femrat, tregoi paraqitje dinjitoze në ndeshjen e tretë të Kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë, por nuk arriti të parandalojë disfatën kundër Turqisë.

Dyshja kosovare Melirona Avdullahu/Yllka Jashari, e drejtuar nga trajnerja Vildane Zeneli pësoi nga ekipi turk, me rezultat 2-0 (24:22, 21:14).

Kosovaret treguan paraqitje të mirë, sidomos në setin e parë, por nuk arritën të parandalojnë disfatën.

Bilanci për vashat tona pas tre ndeshjeve të para është dy humbje dhe një barazim. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement