Kosova pëson humbje nga Irlanda - Gazeta Express
string(31) "kosova-peson-humbje-nga-irlanda"

Sport

Gazeta Express

04/06/2022 16:18

Kosova pëson humbje nga Irlanda

Sport

Gazeta Express

04/06/2022 16:18

Kosova 3×3 në konkurrencën e femrave është mundur nga Irlanda me rezultat 16:13, në kualifikimet për FIBA Europe Cup, që po zhvillohen në Qipro.

Ndeshjen më mirë e nisën irlandezet, me një seri prej 4:0, por shpejt rikthehen Dardanet, duke barazuar rezultatin në 4:4.

Lojë e barabartë u zhvillua deri te shifrat 8:8, kur Kosova më pas krijon epërsi 8:11, megjithatë në momentet vendimtare, Irlanda u tregua më e vëmendshme, duke fituar 16:13.

Ndeshjen e ardhshme, Kosova do ta ketë ndaj Andorrës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement