Kosova po vazhdon me përgatitjet në Prizren, për ndeshjet parakualifikuese “Eurobasket2025” - Gazeta Express
string(88) "kosova-po-vazhdon-me-pergatitjet-ne-prizren-per-ndeshjet-parakualifikuese-eurobasket2025"

Sport

Gazeta Express

15/07/2023 13:28

Kosova po vazhdon me përgatitjet në Prizren, për ndeshjet parakualifikuese “Eurobasket2025”

Sport

Gazeta Express

15/07/2023 13:28

Kombëtarja e Kosovës në basketboll po vazhdon me përgatitjet për ndeshjet në kuadër të parakualifikimeve për “Eurobasketit 2025”.

“Dardanët” po stërviten në Prizren, aty ku më 19 korrik do të përballen me Zvicrën dhe më 5 gusht me Danimarkën, shkruan Gazeta Express.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka përsëritur sërish se basketbollistët kanë nevojë për përkrahje nga tifozët.

Vlen të theksohet se kjo është hera e parë që Kosova do të luajë ndeshjet në Prizren, konkretisht në palestrën sportive “Sezai Surroi”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement