string(39) "kosova-sot-do-te-behet-me-trajner-te-ri"

Futboll

Gazeta Express

23/02/2022 8:52

Kosova sot do të bëhet me trajner të ri

Futboll

Gazeta Express

23/02/2022 8:52

Kosova sot do ta zgjedhë trajnerin e ri. Francezi, Alain Giresse do të zyrtarizohet sot si timonieri i ri i “Dardanëve”.

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se sot duke filluar nga ora 13:00 do të zhvillohet një konferencë për media, ku edhe do të prezantohet trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës, ndonëse nuk kanë përmendur arsyen e konferencës.

Lexo Edhe:

Alain Giresse dje ka mbërritur në Kosovë, ku do të nisë një aventurë të re, shkruan Gazeta Express.

Alain Giresse është një ish futbollist i famshëm francez, i respektuar në botën e futbollit.

Ai ishte trajner i Paris Saint-Germainit (1998), ndërsa pati eksperienca edhe në krye të shtabit teknik të Toulouse (1995) e FAR Rabat (2001-2003).

Por, 69 vjeçari ishte më i fokusuar tek ekipet kombëtare, pasi i ka udhëhequr disa sosh.

“Express” shkruan se Giresse ishte dy herë selektor i Malit në periudha të ndryshme (2010-2012 e 2015-2017), ndërsa i ka drejtuar edhe Kombëtaret si Gjeorgjia (2004-2005), Gaboni (2006-2010), Senegali (2013-2015) e Tunizia (2018-2019).

Nga viti 2019 nuk e ka ushtruar zejen e trajnerit, ndërsa Kosova do të jetë një pikë e re nisjeje për trajnerin francez. /Gazeta Express/