Futbollistët e Kosovës U16 e kanë fituar edhe ndeshjen e tretë në turneun zhvillimor të UEFA-s në Tiranë.
Të premten pasdite, futbollistët e rinj të Kosovës fituan 2:1 ndaj Shqipërisë, shkruan “Gazeta Express”.
Më parë, “Dardanët” e rinj kishin fituar bindshëm prej 7:0 ndaj San Marinos dhe 2:1 ndaj Andorrës.
Me tri fitore, Kosova U16 e përfundoi turneun si kampione.
Në ndeshjen ndaj Shqipërisë U16, golat për Kosovën i shënuan Unejs Mustafa në minutën e dhjetë dhe Leon Ademi në minutën e 17-të./GazetaExpress/