Kosova U22 në beach volley e siguron çerekfinalen e Kampionatit Ballkanik - Gazeta Express
string(73) "kosova-u22-ne-beach-volley-e-siguron-cerekfinalen-e-kampionatit-ballkanik"

Sporte tjera

Gazeta Express

10/08/2024 16:11

Kosova U22 në beach volley e siguron çerekfinalen e Kampionatit Ballkanik

Sporte tjera

Gazeta Express

10/08/2024 16:11

Në BVA Kampionatin Ballkanik në beach volley U22, dyshja kosovare Erind Qalaj dhe Donat Gërguri, megjithëse u mposhtën nga Greqia me rezultat 2-0 (21:11, 21:11), kanë arritur të kualifikohen për në çerekfinale, falë dy fitoreve në grup.

Në setin e parë, Greqia e dominoi lojën, duke treguar forcë dhe përqendrim të lartë. Pavarësisht përpjekjeve të Qalaj dhe Gërguri, kundërshtarët e tyre e kontrolluan setin nga fillimi deri në fund, duke e mbyllur me rezultat 21-11.

Seti i dytë ndoqi një rrjedhë të ngjashme, me ekipin grek që vazhdoi me lojën e fortë dhe të disiplinuar. Dyshja jonë pati disa momente të mira, por nuk arriti ta përmbyste rezultatin, duke humbur setin me të njëjtin rezultat, 21-11.

Pavarësisht kësaj humbjeje, Qalaj dhe Gërguri do të kenë një tjetër mundësi për të treguar veten në çerekfinale, ku do të përballen me ekipin e parë të Rumanisë.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 18:00.

Advertisement
Advertisement
Advertisement