Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Britanisë së Madhe - Gazeta Express
string(73) "kosova-zhvilloi-stervitjen-e-fundit-para-ndeshjes-ndaj-britanise-se-madhe"

Sport

Gazeta Express

12/01/2024 23:38

Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Britanisë së Madhe

Sport

Gazeta Express

12/01/2024 23:38

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Britaninë e Madhe.

“Dardanët” u stërvitën në “Derby Arena”, aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja e nesërme, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 14:15.

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) bëri te ditur se atmosfera në Kombëtare është e shkëlqyer dhe se për shkak të një shqetësimi fizik në stërvitje nuk u paraqit Arbios Mushkolaj, ndërsa lojtarët tjerë punuan me përkushtim të plotë.

FHK theksoi gjithashtu se “synimi është i qartë – tjetër fitore ndaj Britanisë së Madhe dhe avancimi në fazën tjetër të kualifikimeve për Euro 2026”.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy kombëtareve, e zhvilluar të mërkurën në Prishtinë, përfundoi me fitoren 30:22 të Kosovës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement