Bordi i Drejtorëve të KOSTT sh.a ka njoftuar se kanë marrë vendim që të ndërpresin marrëdhënien e punës të Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT Evetar Zeqiri.
Me këtë rast, Bordi ka emëruar z. Shaban Neziri, zëvendës Kryeshef Ekzekutiv, si ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT sh.a, deri në marrjen e një vendimi tjetër.
“Z. Shaban Neziri, me profesion Inxhinier i Elektroteknikës, është pjesë e KOSTT që nga themelimi i saj dhe gëzon një përvojë të gjatë profesionale brenda kompanisë. KOSTT mbetet i përkushtuar ndaj garantimit të sigurisë në operimin e Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim në lidhje me vendimin që është marrë sot. /Gazeta Express
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...