string(108) "kqz-certifikoi-edhe-16-subjekte-politike-per-pjesemarrje-ne-zgjedhjet-e-9-shkurtit-lista-serbe-mbetet-jashte"

Lajme

Gazeta Express

23/12/2024 15:33

KQZ certifikoi edhe 16 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe mbetet jashtë

Lajme

Gazeta Express

23/12/2024 15:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot për certifikimin edhe të 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Paraprakisht, KQZ-ja më 18 dhjetor kishte vendosur për certifikimin e pjesës së parë prej 11 subjekteve politike, me gjithsej 606 kandidatë për deputetë.

Lexo Edhe:

“Në përgjithësi, numri i subjekteve politike të certifikuara është 27, prej të cilave: 19 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë të certifikuar nga KQZ dhe që përfaqësojnë këto subjeke politike është 1,232 kandidatë”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Në mbledhjen e sotme u vendos që Lista Serbe të mos certifikohet për zgjedhjet e radhës.

Më poshtë, lista e të gjitha subjekteve politike të certifikuara nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.