string(120) "kqz-ja-certifikon-rezultatet-per-asamblene-e-leposaviqit-3-ulese-mbesin-te-zbrazeta-vv-voton-kunder-lista-serbe-abstenon"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2023 10:56

KQZ-ja certifikon rezultatet për Asamblenë e Leposaviqit, 3 ulëse mbesin të zbrazëta: VV voton kundër, Lista Serbe abstenon

Lajme

Gazeta Express

04/05/2023 10:56

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka kthyer për herë të dytë çështjen e certifikimit të asambleistëve të komunës së Leposaviqit

Para një jave, ky institucion nuk kishte certifikuar rezultatin në mungesë të 8 votave pro. Pas debateve, KQZ-ja ka certifikuar përbërjen e Kuvendit Komunal të Leposaviqit, e dalë pas zgjedhjeve të 23 prillit.

Lexo Edhe:

Në zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Leposaviqit, Vetëvendosje ka fituar 15 mandate nga gjithsej 19, por sipas rezultateve vetëm 12 prej tyre kanë fituar vota.

Dy partitë tjera, Partia Demokratike e Kosovës dhe Partisa Kosovskih Srba kanë fituar nga 2 mandate.

Sipas rezultateve të nga KQZ-ja, në këtë Kuvend Komunal janë zgjedhur 16 asambleistë nga 19 sa është numri i ulëseve.

Dy anëtarët e VV-së në KQZ kanë kundërshtuar rekomandimin për të certifikuar vetëm kandidatët që kanë fituar vota./EO