string(104) "kraki-e-pret-gervallen-ne-paris-mban-ligjerate-para-ministres-ne-detyre-ajo-thote-se-morri-shume-motivim"

Lajme

Gazeta Express

29/03/2025 18:31

Kraki e pret Gërvallën në Paris, mban ligjëratë para ministres në detyrë – Ajo thotë se mori  ‘‘shumë motivim’’

Lajme

Gazeta Express

29/03/2025 18:31

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme në detyrë, ka bërë të ditur se ka qenë e ftuar  në Institutin e Studimeve Politike në Paris, pranë Universitetit Paris-Est Créteil.

Aty, ministrja në detyrë, Gërvalla, ka pasur një diskutim në kuadër të ligjëratës së Nezir Krakit.

Lexo Edhe:

Po ashtu, ajo ka thënë se studentët që kanë qenë aty të pranishëm kanë shfaqur interes dhe kuriozitet për Kosovën dhe rajonin.

Postimi:

Mes diskutimesh interesante me studentë në Paris.

Pata nderin e veçantë të jem e ftuar në Institutin e Studimeve Politike në Paris, pranë Universitetit Paris-Est Créteil, për një diskutim të frytshëm në kuadër të ligjëratës së prof. Nezir Krakit, me theks mbi marrëdhëniet e Kosovës me BE-në në kontekstin gjeopolitik aktual.

Jam e lumtur që pata mundësinë të flas me studentë francezë dhe evropianë për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së, sfidat dhe sukseset tona, si dhe rëndësinë e integrimit të Ballkanit për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.

Në bashkëbisedim me studentët, theksova se Kosova mbetet një histori suksesi në Ballkan, një vend që ka dëshmuar përkushtim ndaj vlerave evropiane, ndërtimit të institucioneve të qëndrueshme dhe forcimit të demokracisë. Megjithatë, procesi i integrimit nuk është vetëm një synim për ne, por edhe një domosdoshmëri për vetë Evropën, e cila nuk mund të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor.

Ishte mbresëlënëse të shihja sa shumë interes dhe kuriozitet kanë studentët e këtij institucioni për Kosovën dhe rajonin tonë. Diskutimi ishte i gjallë, me pyetje të mprehta dhe debate të vlefshme mbi dinamikat gjeopolitike dhe perspektivën evropiane. Sikurse vitin e kaluar, edhe këtë verë shumë studentë të prof. Krakit shprehën interesim për të ardhur në Kosovë dhe për të kryer një praktikë dy mujore.

Momente si këto më japin edhe më shumë motivim për të vazhduar punën e mirë për Kosovën në familjen evropiane.

E falënderoj zëvendësdrejtorin e Institutit, z. Fabrice Hamelin, me stafin e tij për mikpritjen dhe prof. Nezir Krakin për organizimin e këtij momenti të rëndësishëm për imazhin e Kosovës në Francë dhe Evropë.