Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Vetëvendosje duhet të ndërrojë kandidatin për kryeparlamentar për të pasë votat e PDK-së.
Ai tha se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, mund ta propozojë edhe vetën, por tha se s’është i sigurt që edhe atë mund ta votojnë.
“S’ka arsye të na ftojë Albin Kurti, s’ka mandat. Ai është deputet. S’ka nevojë të na ftojë me u marrë vesh, le të propozojë dikë tjetër. Nuk po dëshiroj unë atij që t’ia imponoj kandidatin, por 48 deputetë. Veten le të propozojë, ka të drejtë. Është deputet, s’është kryeministër më. Le të provojë, nashta e votojmë. S’besoj që e votojmë, s’e ka meritu. Ai s’e meriton as ministër me u bë, jo kryetar i Kuvendit”./Express/