string(72) "kredi-per-shtepi-me-0-interes-kushtet-dhe-kategorite-qe-do-te-perfitojne"

Shqiperi

Gazeta Express

02/08/2023 10:14

Kredi për shtëpi me 0% interes, kushtet dhe kategoritë që do të përfitojnë

Shqiperi

Gazeta Express

02/08/2023 10:14

Mjekët, ushtarakët dhe efektivët e policisë do të mund të përfitojnë kredi për shtëpi me 0% interes.

Efektivët e policisë dhe ushtarakët e FA që të përfitojnë nga kredia është kusht që të kenë jo më pak se 2 vite të punësuar në administratën publike, si edhe të rezultojnë të martuar në regjistrin e gjendjes civile.

Lexo Edhe:

Qeveria ka njoftuar se janë 300 kuota.

Sa i përket kritereve të tjera, që të marrin kredi me 0% interes, ata nuk duhet të kenë banesë në pronësi, ose banesa në të cilën jetojnë ka rrezik për shembje, rrezikojnë të mbesin të pastrehë si rezultat i fatkeqësive natyrore, apo banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi.

Po ashtu sipas VKM thuhet se policët Forcat e Armatosura do mund të marrin kredi edhe në rastet kur banesa ku banojnë prishte ose përjashtohet nga procesi i legalizimit, për shkak të investimeve publike.

Të njëjtat kritere vlejnë edhe për mjekët, ndërsa mund të aplikojnë vetëm ata që plotësojnë katër kushtet e vendosura nga qeveria.

Vendimi i plotë

PËR  MIRATIMIN E KUOTAVE TË PËRGJITHSHME TË KREDIVE TË REJA PËR KATEGORITË PRIORITARE TË TË PUNËSUARVE PËRFITUES NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për administratën publike për vitin 2023 janë 300, të cilat ndahen, si më poshtë vijon:

a) 100 për mjekët e sistemit shëndetësor publik;

b) 100 për punonjësit e Policisë së Shtetit;

c) 100 për ushtarakët e Forcave të Armatosura.

2. Për kategoritë e përcaktuara në shkronjat “b” dhe “c”, të pikës 1, të këtij vendimi, përfituesit janë familjet  e reja,  të  krijuara  si  rezultat  i  martesës  së lidhur   përpara   nëpunësit   të   gjendjes   civile,   që përzgjidhen  në  bazë  të  sistemit  të  pikëzimit,  të përcaktuar  në  tabelën  1  që  i  bashkëlidhet  këtij vendimi.

3.Për  kategorinë  e  përcaktuar  në  shkronjën “a”, të pikës 1,të këtij vendimi, përfituesit përzgjidhen në bazë të sistemit të pikëzimit, të përcaktuar në tabelën 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4. Në rast se rezultojnë më shumë kandidatë me pikë të barabarta sesa kuotat e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, përzgjedhja e tyre do të realizohet sipas  sistemit  të  pikëzimit,  të  përcaktuar  nga  vetë institucioni përfitues.

5. Punonjësit e administratës publike përfitues përfitojnë kredi me interes 0%.

6. Ngarkohen Ministria e Financave  dhe Ekonomisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  Ministria  e  Brendshme  dhe  Ministria  e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.